Oret para kompjuterit si te shmangim demet

Oret para kompjuterit, si te shmangim demet
Dhimbja e qafes, shpines e kraheve dhe djegia e tendinave te duarve jane simptoma te njohura per te gjithe ata qe punojne me ore te tera para kompjuterit.

Mjaftojne vetem tre ore para kompjuterit per ta rritur me 60 per qind rrezikun e prekjes nga problemet e kockave dhe muskujve. Dhimbja e shpines, qafes, kokes, djegia e syve, lodhja apo sindroma e tunelit karpal duhen kerkuar tek postura e gabuar para kompjuterit.

Sipas eksperteve, nje nga shkaqet e ketyre dhimbjeve eshte sforcimi i kolones vertebrale per shkak te pozicionit te detyruar. Ata keshillojne qe çdo 40 ose 50 minuta eshte e nevojshme nje shetitje e shkurter, e cila u lejon muskujve te shtrihen dhe te çlodhen. Pozicionimi i gabuar per nje kohe te gjate para kompjuterit pengon qarkullimin e lendeve ushqyese te disqeve vertebrale dhe ky behet shkaku kryesor i dhimbjes. Ne fakt edhe ambienti ne te cilin punojme duhet te jete “ergonomik”. Me mjaft rendesi eshte gjetja e nje pozicioni te pershtatshem per driten, karrigen dhe distanca e duhur nga tastiera.

Per nje qendrim korrekt para kompjuterit eshte e nevojshme nje karrige e pozicionuar pak mbrapa dhe me pjese anesore ku mund te mbeshteten krahet ne nje distance te tille nga busti qe te formohet kendi 120 grade.

Ekrani duhet te jete i pozicionuar ne nje distance mes 35 dhe 60 cm. Perdorimi korrekt i tastieres dhe mausit ndihmon ne shmangien e problemeve te pulsit. eshte e keshillueshme nje tastiere ergonomike, e cila ndihmon shmangien e disa levizjeve qe shkaktojne irritim te tendinave dhe muskujve. Mausi duhet perdorur duke levizur krahun dhe asnjehere doren. Ai duhet pozicionuar afer tastieres dhe gjate perdorimit te tij duhet mbeshtetur e gjithe pjesa e parakrahut ne tavoline, ne menyre pasha e krahut te shkarkohet plotesisht.

Perdorimi i tepert i mausit mund te çoje ne shfaqjen e sindromes se tunelit karpal, e cila manifestohet me ndjesine sikur te shpon diçka ne krah naten, mpirje te tre gishtave te pare, renie te ndjeshmerise etj.

Edhe gjate perdorimit te tastieres nuk eshte e keshillueshme goditja e forte e tasteve, pasi kjo mund te çoje ne probleme me gishterinjte.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama