Nëse do të marrim në konsideratë organikat e dy skuadrave, midis Anglisë dhe Islandës nuk ka duel, të paktën në letër. Duke u bazuar te vlera e transferimeve të futbollistëve në merkato, e gjithë përfaqësuesja islandeze vlen më pak se Rahem Sterling, blerja e të cilit i kushtoi Mançester Sitit 49 milionë paund për ta transferuar nga Liverpuli.
Në bazë të përllogaritjeve, kostoja e organikës së Kombëtares të drejtuar nga Lagerbak kushton 20.5 milionë paund, ndërsa formacioni i hedhur në fushë nga kolegu tij Roi Hoxhson në dy ndeshjet e para të Europianit kap shifrën e 131.5 milionë eurove: Xho Hart (1.5 mln), Kajl Uoker (3 mln), Geri Kahill (7 mln) Kris Smolling (10 mln), Deni Rouz (0 mln), Erik Dajer (4 mln), Dele Ali (5 mln), Uejn Runi (27 mln), Rahem Sterling (49 mln), Herri Kejn (0 mln), Adam Lalana (25 mln).
Mirëpo, britanikët e dinë mirë se jo gjithmonë milionat të japim sigurinë e fitores, shembulli i Leiçester Sitit është i freskët...