Gjate intervistes se tyre ne “Panorama”, tre iniciatoret e faqes ne FB, “nje milione shqiptare kunder armeve kimike”, Albi Bardhi, Vehap Kola dhe Ergi Bardhi tregojne perpjekjen e shoqatave per t’i percare, tentativen e “MJAFT”-it per t’i larguar nga sheshi naten e se enjtes dhe pranojne se para Kryeministrise iu bllokuan telefonat.
“Ishte shumë bukur të shikoje mëngjesin e së premtes. Fillimisht na u afruan shumë gjimnazistë në protestë, pastaj vinin prindërit dhe studentët. Ne nuk mbeteshim asnjëherë vetem dhe ky ndërrimi i brezave për të njëjtën kauzë ishte shumë i bukur. Në fund protestës iu bashkuan edhe më shumë protestues, pasi ne po njoftonim për pjesëmarrje masive në orën 17:00. Në këtë moment patëm shumë probleme me valët e telefonave dhe nuk po postonim dot thirrje te faqja në Facebook. Detyroheshim të largoheshim deri te TVSH-ja për të bërë postimet nga telefoni. Na ndihmoi edhe një miku jonë që punon në një kompani celulare, i cili na solli një përforcues valësh të lëvizshëm”- thote Albi Bardhi.
Kurse Vehap Kola, thote se dtën e premte shoqatat kanë dashur ta përçajnë protestën, duke i ndarë grupet shoqërore, gjë që ata nuk e donin.
“Madje, të premten paradite kur ne nuk kishim foni ende, përfaqësues të shoqatave po montonin një foni të fuqishme te Piramida. Ne i ndaluam duke i paralajmëruar që të mos e përçanin protestën, ndryshe do ndesheshin me reagimin e studentëve”- thote ai.