Që nga Londra në Monte Carlo ka shkuar lista e VIP-ave që zgjedhin të transferohen jashtë për të mos paguar taksat në Itali.
Në rastin e Ornela Mutti-t, justifikimi është se ajo lëviz shumë për shkak të punës së saj si aktore dhe se duhet të jetojë përkohësisht në shumë vende. Por kjo nuk ka qenë aspak bindëse për Agjencinë e Hyrjeve. Elementi vendimtar, në vendim është prania në Itali e fëmijëve të aktores. Po kështu edhe marrëdhënia sentimentale e Ornelës me një kineast francez.
Por, duke parë të gjithë lëvizjet, që nga shpenzimet e kartës së kreditit për udhëtimet me avion etj., aktorja rezulton se gjithmonë kthehet në Romë. Sipas burimeve, pjesëmarrja në televizion, rolet filmike, sfilatat e stilistëve italianë, bëhen gjithmonë në Itali.
Vendimi i gradës së parë mund të hidhet për rishqyrtim nga aktorja në Gjykatën e Apelit, duke ditur se në të njëjtën kohë ajo ndodhet më tepër larg Italisë sesa brenda saj.
Marre nga : Gazeta Albania