Skuadra mbrapa Outlook.com, servisit të ri të emailit nga Microsoft, ka njoftuar në një ‘cicërimë’ se rreth një miliona përdoruesa janë regjistruar në servisin e ri të emailit, brënda 6 orëve.
Microsoft lëshoi platformën e zëvëndësimit të Hotmail-it të Martën në drekë, dhe në mbasdite njoftoi se kishte arritur një-milionshin.
Kjo ishte një rritje e madhe, por nuk ishte asgjë krahasuar me 350 miliona përdoruesit që ka gjithësej Hotmail, duke e bërë atë servisin falas më të populluar në botë për email.
Më poshtë do të shihni grafikun që Outlook kishte bashkëngjitur me ‘cicërimën’.
Hotmail ka egzistuar që nga viti 1996 dhe iu bashkangjit Microsoft-it në 1997-n. /Tech.Al/
http://www.tech.al/outlook-com-1-milion-perdoruesa-ne-6-ore/