PArlamenti 1924-Fico kerkoi shenje zie per Wilson J.Erebara zi per LenininA.Kelcyra zi per Vani Kosturin
- Botuar: 13 vite më parë
- Shkruar nga:
Bisedimet e Kuvendit kushtetues. Faqe 63-65.Mbledhja e VII. E hanë me 4 Fruer 1924.Ora 3 m.dr.
Në parlamentin shqiptar në vitin 1924 është mbajtur zi për tre personazhe krejt të ndryshme me njëra-tjetrën. Reuf Fico sapo ka filluar seanca e pasdrekes ka kërkuar që të mbahen 5 minuta zi për vdekjen e Presidentit amerikan Ëilson .Ndërkaq z.R.Fico ka kërkuar ti dërgohet një telegram në shenjë ngushëllimi familjes. Pas kësaj zie, parlamenti është mbledhur sërish. Jashar Erbera ka kërkuar që të mbahen edhe 5 minuta zi për vdekjen e Leninit. Duke e shqyrtuar këtë propozim me thëniet se Lenini do të fliste më tepër për një Shqipëri të madhe. Ky propozim ka bërë që në sallë të dëgjohen të qeshura. Deputeti Avni Rustemi ka marrë fjalën ku midis të tjerave ka thënë se Shqipëria nuk duhet të jetë bolshevike, por sipas A.Rustemit,Lenini ishte i pari që denoncoj traktatin e fshehtë të 1915 për copëtimin e Shqipërisë. Ndërhyrja e E. Vlorës kaironike : Për nderin e kaq mij shpirtrave që therri me duar të tija....replikoi ai.
Ndërhyrjet e deputetit A.Këlcyra ka qenë për të mbajtur 5 minuta zi për Vani Kosturin të cilët i ishin vrarë djali dhe nipi nga ushtritë e huaja.
Tekësti i plotë.
Bisedimet e Kuvendit kushtetues. Faqe 63-65.Mbledhja e VII. E hanë me 4 Fruer 1924.Ora 3 m.dr.
Z.Reuf Fico: Z. kryetar! Pa hy në bisedime të rendit të ditës,dua të bëje një proponim..Me hidhërim muarrmë vesht se ish-kryetari i Shteteve të Bashkuara t’Amerikës Ë.Ëilson-i vdiqë. Duke marrë parasysh shërbimet e mbëdha që I kas bërë Shqipërisë, proponoj të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi edhe t’ i hiqet një telegram ngushëllimi familjes së ndyerit.
Pranohet.
Bahen 5 minuta pushim dhe pas 5 minutash mbledhja mbështjellet prapë. Z. Jashar Erebara: para se të hymë në bisedim proponoj të bahen 5 minuta pushim edhe për Leninin, se në qoftë se Wilson do flitet për të mirën e Shqipnis,ma tepër do të flitte Leninin për një Shqipni të madhe.
Ilaritet.
Z. Avni Rustemi:Më vjen shumë keq Z. Kryetar, që kur përmendet emri i Leninit, ndigjohen qeshje nga anë e disa përfaqësuesve të kombit. Nuk due që Shqipëria të jetë bolshevike, sepse gjendja dhe pozita e saj nuk e don po për principet e larta njerëzore duhet që me një respect të zihet në gojë emri i tij.E dini fare mirë zotërinj se qysh ay mproj principet e larta të njerëzisë e
se kje i pari që denoncoj traktatin e mëçeft të 1915 që ishte për copëtimin e Shqipërisë. E dinja se proponini i bërë prej z Erebarës nuk do të pranohej,po neve me gjithë atë e kemi për detyrë të proponojmë që të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi për vdekjen e tij.
Z.Eqrem Vlora:Për nderin e kaq mij shpirtrave që therri me duar të tija....
Z.A.Këlcyra: Z.Kryetar! Në ket rast që po nisim të bëjmë 5 minuta pushim për njerës të huaj më duket se se do t’ishte më e drejtë të bëjmë 5 minuta pushim për ata që kanë derdhë gjakun për krijimin e Shqipërisë e që ketë tokë e kanë vaditur me gjakun e tyre .Mbasi sot po shkojmë nga jeta e armiqësisë e intrigave fqinjore, propozoj të bëhen 5 minuta pushim për Vani Cico Kosturin të cilët i kanë dekë të vrarë i biri nga ana e Grekërve dhe nipi nga ushtrija turke dhe ti hiqet një telegram ngushëllimi familjes së tij.