TIRANË, 9 Tetor /ATSH- I. Vata/- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për korrupsion me paratë për rikonstruksionin e godinës së te te OSHEE.
Partia Demokratike në një deklarate për mediat të premten nga zëdhënësja e saj, Orjela Nebijaj, u shpreh se "korrupsionin me paratë e OSHEE e bën edhe më skandaloz shuma e madhe e vënë në dispozicion për rikonstruksionin e godinës. Këtë e vërteton më së miri ofertuesi i dytë, i skualifikuar, i cili merr përsipër të kryejë rikonstruksionin me shumën 3 miliardë e 800 milionë lekë, ku përfshihet sigurisht dhe fitimi i tij, ndërkohë që kryehajduti i OSHEE ka ndarë që në fillim 5 miliardë lekë për këtë aferë. Pikërisht kjo shumë e madhe i jepet fituesit të paracaktuar, mikut të kryeministrit, i cili ka bërë ofertën me 740 milionë lekë më të lartë se subjekti i skualifikuar".
"Partia Demokratike angazhohet se bashkë me qytetarët do të vendosë para ligjit dhe para përgjegjësisë abuzuesit e zhvatësit e parave publike", u shpreh Nebijaj. /a.ke/