TIRANË, 23 Tetor /ATSH- I. Vata/ - Partia Demokratike akuzon qeverinë se po përdor parate e shqiptarëve për të blerë makina luksoze për ministrat e saj, në një kohë kur shqiptarët vuajne për nevojat e domosdoshme.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, doli në një deklaratë për mediat të premten, ku u shpreh se "Në kohën kur varfëria e ka kaluar kufirin, kur ekonomia është në krizë të thellë, kur papunësia shtohet dhe qytetarët janë çdo ditë e më të pashpresë, qeveria po mendon të blejë 29 makina luksoze".
"Ky është shpërblimi që kryeministri ka për ministrat e tij, një Jaguar i ri për cdo ministër, madje dhe për Damian Gjiknurin që është në kallëzim penal për 479 milionë euro, dëmin më të madh të shkaktuar vendit në gjithë historinë e tij, me marrëveshjen kriminale të CEZ-it", tha Spaho.
Ai theksoi se "Kjo është qeveria që kemi. Shqiptarët duhet të ngrihen e t'i ndalin këta të korruptuar bashkë me Jaguarët e tyre". /a.ke/