PD 300 mije shqiptare u derdhen ne shesh. PS Qytetaret ju braktisen

PD: 300 mije shqiptare u derdhen ne shesh. PS: Qytetaret ju braktisen

Sa protestues morën pjesë në mitingun e Partisë Demokratike këtë të enjte? Është kjo pyetja që shpesh shtrohet jo vetëm nga media por edhe politikanët, e cila shpesh ka hapur debatet. Ndër zyrtarët që është përfshirë më shumë shpirtërisht në çështjen e numrit të protestuesve ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në çdo miting të organizuar nga partia e djathtë deklaron një shifër të tij.

Herën e fundit, për protestën e zhvilluar më 22 nëntor të viti të kaluar, Berisha tha se morën pjesë 250 mijë qytetarë, por fotot e rrëzuan pretendimin e tij. Ndërkohë që lidhur me mitingun e mbajtur më 23 maj po të viti të kaluar, Berisha u shpreh se morën pjesë 150 mijë qytetarë.

Deklaratat për numrin e pjesëmarrësve nëpër mitingjet e PD-së vazhdojnë të mbeten hipoteza. Ndërkohë që lidhur me këtë fakt reagoi edhe deputeti socialiste Taulant Balla, i cili pas protestës nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkroi: Qytetarët braktisin opozitën!

PD: Në protestë morën pjesë 300 mijë shqiptarë

Partia Demokratike deklaron se në protestën e organizuar sot nga opozita, ku u kërkua largimi i qeverisë, ishin të pranishëm 300 mijë persona.

Sipas tyre ishte pikërisht pjesëmarrja e madhe qytetare që frikësoi Ramën e Metën.

“E kuptojmë shqetësimin e Edi Ramës dhe Ilir Metës nga 300 mijë shqiptarë që u derdhën në shesh për të protestuar. Ky ishte vetëm fillimi. Policia të identifikojë personat e thirrur nën armë nga Ilir Meta. Pjesa me e madhe me precedentë kriminalë të promovuar në nivelet më të larta të pushtetit”, thuhet në reagimin e PD.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama