TIRANË, 7 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike akuzoi sot Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si të përfshire në korrupsion me pretendimin se është abuzuar me tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare.
Partia Demokratike nëpërmjet anëtares së Këshillit Kombëtar, Reila Bozdo doli në një deklaratë për mediat , ku pohoi se "faktet e zbuluara nga kontrolli që është bërë në Ministrinë e Mbrojtjes, janë rrënqethëse pasi kontrolli ka zbuluar se tenderin për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, Kodheli ia ka dhënë një dyqani celularësh në rrugën e Durrësit".
"Dëmi ekonomil kap shifrën 850 milionë lekë, duke nëpërkëmbur proceduarat sipas nevojës së ministres Kodheli. Ky abuzivitet, meriton përgjigjen e duhur nga qytetarët e vendit", tha Bozdo.
/f.n/