PD-Dogjani Te largohet ministri Tahiri; te nise hetimi i plote per bandat e krimit

IMG_1132TIRANË, 10 Tetor /ATSH- I. Vata/-Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën e saj për dorëheqje të ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri me pretendimin se është i lidhur me krimin dhe përfshirë në trafikun e drogës.

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani në një deklaratë për mediat është shprehur se "krimi në vend po rritet në mënyrë dramatike, dhe siç e shohim vrasjet janë shtuar, grabitjet me maska ndodhin në rrugët kryesore të vendit. Ai permendi rastin e mbrëmshëm, 5 kilometra larg qendrës së kryeqytetit në autostradën Tiranë-Durrës, në aksin kombëtar , kur me maska dhe me armë u terrorizuan udhëtarët dhe u grabit nje makinë".

"Krimi shtohet dhe sërish ministër të Brendshëm, kemi Tahirin që është nën akuza për bashkëpunim me bandat e drogës. Derisa ministri i Brendshëm ndan makinën e tij private me bandën e trafikut të drogës, siç denoncoi oficeri i lartë Zagani, derisa oficerë në pikat kyçe të trafikut të drogës, si kufiri në Dhërmi, janë në dispozicion të kushërinjve të Tahirit, atëherë krimi rritet, trafiku i drogës rritet", pohoi Dogjani.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama