PD-Duma Beqaj abuzoi serish me tenderin e ilaceve

Duma-TIRANË, 20 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike ka akuzuar ministrin e Shëndëtësisë, Ilir Beqaj, se ka favorizuar me tendera kompaninë "TRIMED" të Vilma Nushit për blerje ilaçesh, me pretendimin se disponon dokumentacion kompromentues dhe që vetetojnë abuzivitetin e ministri, Beqaj.

Partia Demokratike, nëpërmjet sekretares për Marredhëniet me Publikun, Grida Duma, në një deklaratë për shtyp te premten në mesditë, u shprehet se "Prej dy vitesh Ilir Beqja shpall fituese kompaninë TRIMED. Nëse shfletoni këto faqe tenderash, ju do shihni këtë emër, TRIMED, firma e Nushi që ka fituar pafundësisht tendera, në ministri, në spitale, në Tiranë në rrethe. Shuma e përfituar është mbi 2 milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e mirë e këtyre milionave është marrë pa tender. Edhe pse kjo zonjë ka dorë kudo, në dogana, në mobilime zyrash, edhe pse mori koncesionin e chek-up prej 120 milionësh, i duheshin dhënë edhe ca miliona të tjera me ilaçet", tha Duma. ./a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama