PD E vendosur per dekriminalizimin denon sulmet e deputetit Ndoka ndaj Pollos

PD: E vendosur për dekriminalizimin, dënon sulmet e deputetit Ndoka ndaj Pollos

selia-e-PD-pas-rikonstruksionit.Foto-A-525x3503-300x2001-300x200TIRANË, 5 Gusht /ATSH- I. Vata/- Partia Demokratike ka dënuar sulmin që ka ndërmarrë deputeti i mazhorancës Arben Ndoka ndaj deputetit demokrat Genc Pollo, pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike ka postuar në rrjetin social faktet e inkriminimit të tij.

Partia Demokratike nëpërmjet një deklarate për mediat sot në mesditë, shprehet se "PD dënon ashpër këtë agresion të pashembullt të deputetit Ndoka, ndaj të cilit rëndojnë akuza të rënda, madje edhe ajo e rrëmbim personi".

"Partia Demokratike është e vendosur dhe do ta çojë deri në fund procesin e dekriminalizimit me mbështetjen e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë. Ky nivel banal duke sulmuar në mënyrë primitive, me fyerje e me tone të ashpra ndaj deputetit të Partisë Demokratike, nuk do të ndalojë Partinë Demokratike në vendosmërinë e saj për ta çuar deri në fund këtë proces jetik për vendin, siç është dekriminalizimi", thuhet në deklaratën e PD-së./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama