PD Kufizohet e drejta e komisionit hetimor per administraten nga mazhoranca

selia-e-PD-pas-rikonstruksionit.Foto-A-525x3503-300x2001-300x2002-300x2001-300x2002TIRANË16 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike akuzon mazhorancën se po mbulon të inkriminuarit në administratën publike me predentimin se në komisionin hetimor për verifikimin e ligjshmërisë të të emëruarave në administratën, u kërkua ndryshimi i planit hetimor.

Partia Demokratike ne një deklarate për mediat shprehet se "Komisioni hetimor për verifikimin e ligjshmërisë të të emëruareve në administratën publike, zhvilloi sot mbledhjen e radhës me një propozim të ri nga maxhoranca për të mos kryer hetim të plotë për të inkriminuarit e emëruar pas ardhjes në pushtet. Deputetët e Partisë Socialiste kërkuan që të ndryshojë plani hetimor i Komisionit që ishte miratuar ndërkohë me konsensus që në mars të këtij viti, kur nënkryetar ishte deputeti socialist, Taulant Balla".

"Sipas kërkesës së deputetëve të mazhorancës, kërkohet që të kufizohet e drejta e komisionit hetimor për të kërkuar informacion të plotë nga ministritë dhe organet qeveritare mbi emërimet e tyre", thuhet në deklaratën e PD-së.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama