PD Ne vend po shtohet kultivimi i droges

TIRANË, 24 Korrik/ATSH/ -Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, në një deklaratë për mediat ka përsëritur sot akuzat e opozitës ndaj qeverisë për përfshirje në trafikun e drogës.

Strazimiri ka deklaruar se, bimët narkotike kanë nisur të kultivohen me hapa marramendëse në ato zona të vendit ku Partia Socialiste ka marrë pushtetin vendor.

"Në cepat e vendit po shtohet kultivimi i drogës. Në zona të ndryshme të vendit kanë marrë kontrollin baronët e zgjedhur të Edi Ramës, politikat narkotike të të cilit po cënojnë të ardhmen e vendit", ka thënë Strazimiri.

Ai ka shtuar se qeveria po sakrifikon cironkat e narkotrafikut për të mbështetur kokat e tij. /gj.m/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama