PD OSHEE nuk ka bere investime ne rrjet

PD-Edmond_Spaho28janar-300x200TIRANË, 21 Tetor/ATSH/.- Partia Demokratike, përmes nënkryetarit Edmond Spaho, hodhi sot poshtë shifrat e publikuara nga Qeveria në lidhje me investimet në sistemin energjetik.

Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari Spaho tha se paratë e mbledhura nga aksioni kundër debitorëve të energjisë nuk u janë kthyer mbrapsht qytetarëve në formën e investimeve në rrjet.

"Milionat që OSHEE ka dhënë për deputetë të Edi Ramës, kandidatë për kryetarë bashkie apo donatorë të Partisë Socialiste apo LSI-së, kryesisht janë ndarë me negocim pa shpallje gare. Bëjnë pasuri me këto miliona deputetë dhe klientela e Edi Ramës, teksa lihen në errësirë fëmijë të porsalindur, pleq të vetmuar dhe çohen në burg njerëzit e pamundur", tha Spaho.

Sipas opozitës, mosfunksionimi i hidrovoreve gjatë përmbytjeve të fundit dhe ndërprerjet e energjisë janë dëshmi e faktit se nuk është investuar në rrjet.

"Për çfarë duheshin marrë me dhunë këto para kur nuk investohet në përmirësimin e furnizimit me energji e evidentuar tek hidrovorët që nuk punonin gjatë përmbytjeve apo tek ndërprerja e vazhdueshme e dritave kudo në vend",' pyet nënkryetari i PD-së.

PD denoncoi sërish si korruptiv tenderin për godinën e re të OSHEE-së dhe dy të tjerë për shërbimin e ruajtjes dhe sigurisë fizike. /a.s//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama