TIRANË, 6 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Demokratike pretendon se ka gjetur prova dhe fakte të reja që e implikon ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahitin me trafikun e drogës, duke marrë shkas dëshmitë e oficerit të lartë të anti-drogës, Dritan Zagani, transmetuar në emisionin Opinion si dhe kërkon të nisë një hetim për këtë çeshtje.
Sekretarit të Përgjithshëm, Arben Ristani në një deklarate për mediat shprehet se "shqiptarët mësuan se lidhjet e forta politike të këtij grupimi kriminal bëjnë që të zhduket çdo informacion për ta dhe të mbyllet çdo hetim për ta. E gjithë puna e oficerit te anti-drogës jo vetëm është sabotuar, por kërkimet dhe të dhënat e mbledhura prej tij i janë dorëzuar të akuzuarve, e cila më pas ka kërcënuar me jetë Zaganin".
"Dëshmia e oficerit është me fakte konkrete, me emra, me data. Informacioni që ka nisur oficeri tek eprorët e tij flet për ngarkesa masive droge, për hashash, kokainë, për miliona euro. Por asnjëherë nuk nisi një hetim zyrtar për Habilajt apo Arben Dalipin, të gjurmuar, një punë e materializuar nga oficeri Zagani me prova konkrete", tha Ristani.
/f.n/