PD-Tabaku Buxheti per arsimin nder me te ultit

tabaku-TIRANË, 23 Nëntor /ATSH- I. Vata/ - Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur si shqetësim në Komisionin e Ekonomisë, buxhetin në arsim duke e cilësuar si një ndër buxhetet më të ulta me 2,3% të PBB, ndërkohë ishte premtuar ta çonin atë në 5% të PBB.

Deputetja e Partisë Demokratike, Tabaku, përveç debateve në Komisionin e Ekonomise, ka përzgjedhur të ngreje në statusin e saj social Facebook shqetësimin për arsimin, ku shprehet se "Sot në Komisionin e Ekonomisë ngrita disa shqetësime për buxhetin ndërmjet të cilave edhe per arsimin e larte. Buxheti për arsimin në përgjithësi është ndër më të ultit, me 2,3% e PBB, ndërkohë që kishin premtuar ta conin atë në 5% të PBB, ndersa për arsimin e lartë në vecanti ka një shterpësi idesh e projektesh, ku flitet vetëm për investime në Universitetin e Durrësit dhe laboratorë informatike, a thua se kjo mungon në universitetet shqiptare".

"Reforma në arsimin e lartë po i jep frytet e para. Asgjë për cilësi arsimi, asnjë për raportin pedagogë/student, asgjë për stafet akademike, asgjë për rritjen e cilësisë së arsimit të lartë!", shprehet Tabaku. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama