TIRANË, 5 Gusht /ATSH- I. Vata/- Partia Demokratike, duke marrë shkas nga humbja e e jetës se nje minatori në minerën e Hasit, akuzoi qeverinë se ka braktisur minatorët në të gjithë vendin dhe i ka lënë ata në kushte të vështira.
Deputeti i Partisë Demokratike, Alban Zeneli, ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u shpreh se "Partia Demokratike ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së Maxhun Aliajt, teknik në minierën e kromit në Has dhe plagosjen e 4 punonjësve të tjerë. Jemi pranë familjeve të viktimës dhe të lënduarve në këtë ditë të vështirë, por duam gjithashtu të denoncojmë faktin se kushtet në minierat tona janë përkeqësuar dhe qeveria ka braktisur minatorët".
"Pas dy vitesh qeverisje nga mazhoranca kanë humbur jetën 24 minatorë, sepse qeveria ka mashtruar minatorët, sic ka mashtruar shumicën e shqiptarëve për taksat, punësimin, shëndetësinë e çdo aspekt të jetës", tha Zeneli. /a.ke/