PD-Vokshi Klosi u perpoq te manipulonte progres-raportin e KE

PD-Albana VokshiTIRANË, 20 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzon ministrin e Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, i cili, sipas saj, u përpoq të mbulojë krizën e prodhuar nga qeveria, duke paraqitur suksese imagjinare dhe shifra trilluese, për të manipuluar progres-raportin e KE.

Sipas Vokshit, raporti i KE ka vetëm një të vërtetë, një përfundim, "Bashkimi Europian nuk pranoi të hapë negociatat me qeverinë shqiptare. Klosi duhej së pari të ndalej në faktorët që çuan ne eksodin më të madh pas viteve '90 në Shqipëri. Pse rreth 70 mijë vete kanë ikur vetëm këtë vit në Gjermani apo shtete të tjera në BE? Ai nuk shpjegoi pse 200 mijë të tjerë kërkojnë në dëshpërim ëndrrën amerikane?".

"Klosi u tha qytetarëve se papunësia ka pësuar rënie. Por, Raporti i Progresit evidenton: "The levels of unemployment (17.5%) and informal employment remain high". Pra, papunësia (17.5%) dhe informaliteti kanë vazhduar të jenë në nivele të larta". Me Rilindjen, papunësia është rritur të paktën 4%, ku për të rinjtë është rreth 34% dhe për gratë po arrin kuota akoma më të larta dhe po rritet me shqetësim çdo tremujor (në bazë të statistikave zyrtare të INSTAT). Në rajone të ndryshme shkon edhe mbi 50 %, tha Vokshi.

"Opozita me planin e saj të shpëtimit ekonomik është e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë dhe për të ringritur shpresën në vend", thekson Vokshi. /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama