PD dorezon ne Kuvend kerkesen per mbarimin e mandatit te nenkryetares Leskaj

selia-e-PD-pas-rikonstruksionit.Foto-A-525x3503-300x2001-300x2002-300x2001-300x200TIRANË, 27 Tetor/ATSH/ -Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Partia Demokratike thekson me anë të një njoftimi për shtyp se, "kjo kërkesë vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, çka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj".

"Ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike", nënvizon PD. /gj.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama