PE prezanton paketen per zgjerim Hahn Shqiperia te avancoje me reformen ne gjyqesor

200404TIRANË, 10 Nëntor/ATSH/.- Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn prezantoi paraditen e të martës para Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Europian paketën e zgjerimit, ku përfshihen draftet e progres raporteve për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe progres raportet e këtij viti, tha ai, e vënë theksin tek parimet kryesore të parapranimit, që janë shteti ligjor dhe zhvillimi ekonomik.

Në prezantimin e raportit për Shqipërinë, Komisioneri tha se Shqipëria duhet të bëjë më shumë për forcimin e shtetit ligjor, duke çuar përpara reformën në gjyqësor.

"Mirëpres progresin për adresimin e prioriteteve kryesore në hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma të nevojshme për të avancuar integrimin në BE. Më shumë duhet bërë për shtetin ligjor, sidomos duke çuar përpara reformat në gjyqësor dhe për të ndërtuar të dhëna sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një mënyrë sistematike për të mbrojtur të drejtat themelore duhet të sigurohet për sa i përket të drejtave të pronës, legjislacionit dhe kompensimit të pronave", tha Hahn gjatë prezantimit paraprak të raporteve.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, Hahn tha se kriza e refugjatëve ka rritur më tepër bashkëveprimin mes vendeve. Fokusimi në shtetin ligjor, tha ai, është mjaft jetik.

Në këtë takim marrin pjesë dhe ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha dhe deputetët shqiptarë të cilët ndodhen në Bruksel për aktivitetin dyditor të Komitetit të 9 të Stabilizim-Asociimit PE-Shqipëri. /a.s/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama