PPE- Basha Shqiperia me probleme te medha kerkojme monitorim

- Nga fjala e kryetarit te PD-se, Lulzim Basha, ne Kongresin e PPE ne Madrid-

12112211_1016295365088311_4353190936534476361_n9999TIRANË, 21 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa ndodhet në Kongresin e Partive Popullore Europiane (PPE) që po zhvillohet në Madrit të Spanjës, ka marrë fjalën përshëndetëse dhe ka sjellë në vëmendje problematikat që hasen në Shqipëri, siç jane dekriminalizimi dhe korrupsioni.

Kryetari i PD-së, Basha, u shpreh se "PPE i ka dhënë mbështetje demokracisë dhe ligjit në Shqipëri. Shqipëria dhe populli shqiptar po përballen me një situatë të jashtëzakonshme, po përballen me trafikantë të qenieve njerëzore, me persona që merren me pastrim parash, prona private etj. Në Shqipëri vota e lirë është sulmuar në zgjedhjet që u bënë në qershor të vitit 2015 dhe ne kërkojmë gjithashtu të përjashtohen nga parlamenti persona me të shkuar kriminale. Qeveria ka ndaluar zbatimin e marrëveshjeve në dispozicion dhe po u jep prioritet personave me rekorde kriminale. Korrupsioni ka filluar ta minojë demokracinë për qytetarët shqiptare. Një numër i madh shqiptarësh janë dënuar dhe futur në burg njësoj si në kohën e komunizmit".

"Shumë biznese janë shkatërruar, biznese të vogla kryesisht janë shkatërruar pasi ato sulmohen nga zyrtarë të korruptuar dhe të gjitha këto lidhen me Partinë Socialistë të Edi Ramës, por dhe partinë e Ilir Metës. Nëse do të bëhej një krahasim i azilkërkuesve gjatë këtij viti me periudhen kur ne kemi qenë në pushtet, numri është i madhe dhe është gjithmonë në rritje. Ne kërkojmë që të sillni skuadrën tuaj në Shqipëri dhe të shikoni cfare po ndodh vertet.

Demokracia në Shqipëri është e kërcënuar dhe unë ju siguroj se Partia Demokratike do të luftojë për vlerat e demokracisë në vend. Kërkojmë dekriminalizimin e parlamentit dhe jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin e për ta rigjallëruar sërish demokracinë", tha Basha. /a.ke/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama