PS- Xhacka Basha ne tete vite nuk beri asgje por edhe me ato qe beri shkaterroi vendin

Deputetja e PS Olta Xhaçka gjate nje deklarata për shtypTIRANË, 2 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Partia Socialiste ka ironizuar kryetarin PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me deklaratën e tij se qeveria i ka kopjuar idenë, madje e akuzon atë si njeriun që shiti interesat kombëtare kur ishte ministër i Jashtëm, urdhëroi vrasjen e katër qytetareve të pafajshëm kur ishte ministër i Brendshëm, vodhi 240 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës kur ishte ministër Transporti dhe nuk bëri asgjë përveç gjumit kur ishte kryetar bashkie në Tiranë.

Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, në një deklaratë për mediat pasditen e të hënës, ku u shpreh se "Për tetë vjet, Lulzim Basha jo vetëm që nuk bëri asgjë, por edhe me ato që bëri i shkaktoi dëme vendit. Sot ai bëhet qesharak duke u qarë në media se i kanë kopjuar idenë. Se sa ide ka Lulzim Basha këtë e tregon gjumi i pandërprerë për katër vjet në Bashkinë e Tiranës. E tregon e gjithë e kaluara e tij, ku si ministër i Transporteve vodhi të paktën 240 milionë euro në rrugën Durrës-Kukës. I shpëtoi drejtësisë dhe akuzës formale të Prokurorisë duke u fshehur e duke çuar raporte si i sëmurë për t'i bishtnuar gjykimit".

"Si ministër i Jashtëm shiti interesin kombëtar duke i falur fqinjëve si pa të keq mbi 300 kilometra katrorë det të Shqipërisë. Si ministër i Brendshëm urdhëroi policinë të vriste katër qytetarë të pafajshëm me duar në xhepa në mes të bulevardit vetëm e vetëm se ata protestonin kundër qeverisë së Lulzim Bashës. Si kryetar i Bashkisë së Tiranës, përveçse fjeti gjumë 4 vite, bëri edhe të pabërën me lejet e ndërtimit, për të cilat do të duhet të përgjigjet", tha Xhaçka.

Ky është Lulzim Basha, pohoi Xhaçka, duke vijuar se "Ai eshte njeriu që nuk di të bëje asgjë përveçse të gënjejë e të mashtrojë dhe sot qahet në ekrane, duke u bërë palë me paligjshmërinë, duke nxitur mospagimin e taksave, energjisë dhe duke nxitur shkeljen e ligjit". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama