PS-Peza Basha pale me paligjshmerine fyen 80 te shqiptareve

Deputeti-i-PS-se-Alfred-Peza-ARKIVTIRANE, 3 Nëntor /ATSH/ - Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Alfred Peza, kritikoi ashpër deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Luzim Basha, sot në Kukës, i cili tha se "Me ardhjen në pushtet do të ulim cmimin e energjisë për qytetarët dhe do të falim kamatëvonesat e bandës së OSHEE-së, pa kusht për të gjithë shqiptarët".

Në një dalje publike nga selia rozë, Peza tha se me këto qëndrime opozita po bëhet palë me të paligjshmit e paligjshmërinë, duke fyer 80% të shqiptarëve që mbështetën fuqishimisht operacionin për energjinë elektrike, ndërkohë që drejtoi pyetjen se, "Përse nuk i fali PD në tetë vjet borxhet e prapambetura të 20 viteve dhe i la shqiptarëve një mal me borxhe që nga energjia, e deri tek rrugët e hapura dhe të papaguara anekënd vendit?"

Peza akuzoi Bashën si njeriu që, "si ministër i Jashtëm shiti mbi 300 km katror det të Shqipërisë, si ministër i Brendshëm vrau katër qytetarë të pafajshëm në bulevard dhe si ministër i Transporteve vodhi mbi 240 milionë euro në "Rrugën e Kombit"./b.k/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama