TIRANË, 20 tetor/ATSH/.- Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot pas akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që lidhen me çështjen CEZ. Në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist tha se Basha, "para se të kërkojë llogari, duhet të japë vetë llogari para drejtësisë shqiptare".
"Luli duhet të dalë para drejtësisë për lejet abuzive të ndërtimit,. Ai i shiti detin Greqisë; bashkë me Berishën privatizoi CEZ-in në mënyrën më të turpshme të mundshme, e dëbuan kompaninë dhe tani kërkojnë llogari se si e zgjidhi çështjen qeveria. Para se të kërkojë llogari, të japë vetë llogari para drejtësisë për milionat e vjedhura për rrugën Durrës-Kukës", tha Balla.
"Duke qenë i zhytur vetë, Luli tenton të hedhë baltë mbi të tjerët, por askush nuk e merr për bazë", tha ndër të tjera Balla./a.s/f.n/