PSG, ekipi kampion në Francë është gati të shpenzojë shifra të çmendura për yllin brazilian të Liverpulit, Filipe Kutinjo, ndonëse Jurgen Klop ka plane të tjera për lojtarin. Në muajin shkurt, klubi lidhi një kontratë të re më brazilianin, duke siguruar shërbimet e tij për 5 vitet e ardhshme.
Edhe vetë 23-vjeçari duket se është i lumtur në skuadër dhe nuk ka shprehur pakënaqësi. Por mediat britanike kanë bërë të ditur se PSG ka gati një çek prej 45 milionë paund për mesfushorin e talentuar, një shifër që mund ta bëjë Liverpulin të ndryshojë mendje.
Kampionët e Francës kanë në fokusin e tyre edhe Aleksis Sançez dhe Antuan Grizman, por më shumë do të mësohet në ditët në vijim, pas "reformës" që paralajmëroi presidenti i parisienëve, Al Khelaifi.