Presidenti i PSG-së, Naser Al Khelaifi ka paralajmëruar se blerjet e klubit parisien do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, pasi klubi ka ndër mend që të realizojë sa më parë objektivin madhor të fitores së Ligës së Kampioneve.
"Jemi të lumtur për trajnerin e ri", tha ai pas prezantimit të Unai Emeri në stolin e parisienëve. "Ai është një nga më të mirët në botë. Ai ka një stil loje agresiv që do t'u pëlqejë tifozëve tanë.
Objektivi ynë i madh është Liga e Kampioneve dhe shpresojmë ta arrijmë që në vitin e ardhshëm. Kemi blerë tre lojtarë dhe jemi shumë të lumtur. Por nuk kemi përfunduar ende. Në ditët e ardhshme do të vijnë edhe të tjerë, të paktën një ose dy", deklaroi ai.