Pacolli Fjalimi i Rames dinjitoz te bashkohemi ekonomikisht

Pacolli: Fjalimi i Rames dinjitoz, te bashkohemi ekonomikisht

Edhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka lavdëruar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Beograd një ditë më parë. Nëpërmjet profilit të tij në “Facebook”, zëvendëskryeministri i Kosovës ka thënë se Rama foli me dinjitet dhe me gjuhën e Evropës dhe Perëndimit.

Shkrimi i plotë:

“Shqipëria nëpërmjet kryeministrit Edi Rama po afirmon në marrëdhëniet rajonale kulturën e dinjitetit. Kështu ishte rasti i mesazheve të tij për pavarësinë e Kosovës në vizitën e tij historike në Beograd.

Serbëve nuk u pëlqen kur shqiptarët flasin me dinjitet me gjuhën e Europës dhe Perëndimit. Bashkëqytetarët e mi të Kosovës janë ndjerë mirë nga ky përfaqësim ndaj e nderuan kryeministrin Rama në rrugët e Kosovës ndërsa ai kthehej nga Serbia. Ne e nderuam vëllanë tonë si e meriton ai!

Me dinjitet mund të fitohet shumëçka. Shqiptarët e Luginës duhet të ndihen mirë që dëgjuan prej gojës së Kryeministrit Rama në vizitën e tij lajmin se Qeveria Serbe do të njohë diplomat e Republikës së Shqipërisë.

Një mundësi më shumë që të rinjtë e Luginës të mos e braktisin vendlindjen e tyre. Shqiptarët po mendojnë njëlloj, po frymojnë njëlloj. Duhet dhe jetësimi i iniciativave ekonomike përbashkuese që të jemi më të fortë dhe më të begatë!”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama