Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Nigeria do të konfirmojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Pacolli shkruan se gjatë një takimi me kreun e shtetit afrikan ka marrë garancinë e njohjes së Kosovës.
“Sot u prita në një takim zyrtar me presidentin e sapozgjedhur të Nigerisë, Z. Muhammadu Buhari. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit ekonomik. Presidenti Buhari, gjithashtu, më siguroi rikonfirmimin e njohjes së Kosovës me gjithë efektet pasi të formohet qeveria e këtij vendi.
Nigeria tani është pa qeveri dhe brenda muajit pritet formimi i qeverisë së re. Këtë javë bëhet dhe betimi i senatorëve. Ministrat zgjidhen nga Presidenti dhe miratohen nga Parlamenti”, shkruan Pacolli.
Nigeri do të bëhet shteti i 110-të që njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran pas shpalljes së mëvetësisë nga Serbia më 17 shkurt 2008.