TIRANË, 5 Nëntor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese ankimimin kundër Gjykates se Lartë në procesin me kryeministrin Rama, ku dhe u shpall fajtor, me pretendimin se Gjykata e Lartë nuk pranoi provat nga presioni politik.
Paloka pas depozitim të ankimimit u shpreh për mediat se "Akuzat tona ndaj kryeministrit Rama kanë qenë me fakte dhe prova. Ne ankimuam sot vendimin e Gjykatës së Lartë, i cili është marrë nën presion të kryeministrit dhe nuk dua të shfajesoj trupën e Gjykatës së Lartë, por presioni i kësaj qeveria ndaj drejtësisë po bëhet edhe më evident. Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese të marrë parasysh faktin që në Gjykatën e Lartë nuk na u pranuan provat dhe faktet që paraqita unë në emër të PD-së ndaj kryeministrit Rama. Kështu, nuk di se çfare vendimi mund të merrte Gjykata e Lartë kur nuk na pranoi as provat dhe ka pasur një vendim të detyruar të asaj gjykate dhe ky është një alarm jo vetëm për drejtësinë, por dhe të gjithë shqiptarët. Por, ne do te cojme kete ceshtje deri ne Strasburg".
Pyetjes së mediave nëse i qëndron ende deklaratave të tij, Paloka iu pergjigj se "Ne i qëndrojmë deklarateve tona dhe ato vetëm sa përforcohen dhe vërtetohen. Këtë padi u detyruam ta depozitojme sot se Gjykatën Kushtetuese, pasi ka zbardhur vendimin jo në mënyrë të zakonshme, ndërkohë që ka një afat edhe për zbardhjen e vendimit. Gjykata e Lartë për analogji të gjitha vendimet e tjera që kanë pasur të bënin me të drejtën e fjalës, ka qenë në favor të tyre, mjafton të kujtoj se është marrë një vendim për Petrit Vasili, i cili gjithashtu në një konferencë për shtyp ka bërë disa deklarata të cilat janë hedhur nga qytetarë të interesuar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka marrë komplet të kundërten e vendimit që mori për përfaqësuesit e opozitës. Pra, kemi të bëjmë qartazi me dy vendime të ndryshme, kur kohët e fundit të gjitha vendimet i ka marrë në favor të fjalës së lirë". /a.ke/