Paga mesatare ne Mal te Zi 727 euro bruto 487 euro kesh

Paga mesatare ne Mal te Zi: 727 euro bruto, 487 euro kesh
Është paga më e lartë mes vendeve si Shqipëri, Kosovë, por edhe Serbi.. Paga mesatare në Mal të Zi ka pësuar rënie të lehtë nga muaji në muaj. Por prapë ajo qëndron më lart se paga mesatare në Shqipëri (295 euro), Kosovë (272 euro)apo edhe Serbi (296 euro). Sipas të dhënave të fundit të institutit malazias, Monstata, neto të ardhurat mesatare në Mal të Zi, pa taksa dhe kontribute, në muajin maj kanë rënë për 0.8 për qind, por prapë janë në vlerë prej 487 euro.

Në ndryshim nga i njëjti muaj i vitit të kaluar, malazezët neto të ardhurat mesatare i kanë pasur për 1.7 për qind më të larta, ndërkohë që në raport me gjithë vitin të ardhurat mesatare iu janë rritur me 0.6 për qind. “Nëse shihet rritja e shpenzimeve gjatë kësaj periudhe, e cila ka qenë 0.4 për qind, del që neto të ardhurat reale kanë rënë me 1.2 për qind”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Monstata. Bruto të ardhurat mesatare në Mal të Zi janë 727 euro.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama