Sipas të njëjtit studim, më të goditurat nga pagjumësia janë femrat sesa meshkujt, ndërkohë që incidenca rritet me avancimin e moshës dhe arrin pikun pas të 65-ave. Sipas profesor Maurice M. Ohayon nga universiteti i Stanfordit (Usa), drejtor në një qendër kërkimesh epidemiologjike për gjumin ka një mënyrë për të lexuar të dhënat e studimit.
“Ekspertët i referohen një nate normale gjumi, që kap një cikël prej 90-110 minutash. Pagjumësia manifestohet në mënyra të ndryshme. Ka nga ata që ankohen se vuajnë shumë para se t’i marrë gjumi dhe të tjerë që e kalojnë këtë fazë, por që nuk arrijnë të flenë gjatë. Ndërkohë që një person në katër zgjohet shumë herë gjatë natës, pra bën gjumë me ndërprerje”- thotë ai.
Zgjimet e shpeshta shkaktohen për arsye nga më të ndryshmet: nevoja për të shkuar në banjë, ndonjë dhimbje fizike, ndjenja e ankthit, por edhe shqetësimi i shkaktuar nga prania në shtrat e partnerit.
“Për fat të keq, ka edhe shumë prej tyre që manifestojnë të gjithë shenjat e sipërpërmendura njëherësh”- thotë më tej profesori.
Më shumë se sasia, sipas profesorit e rëndësishme është cilësia. Ai thekson se shumë i drejtohen medikamenteve të ndryshme, por këshillon prerë se kjo nuk mund të bëhet pa rekomandimin e mjekut specialist, pasi pasojat mund të jenë të pakthyeshme, për shkak të varësisë që mund të krijojnë.
Gazeta: Shekulli