Ekipi i ekspertëve pranë Universitetit në Trondheim kanë analizuar përgjigjet e 52.000 norvegjezëve, të cilët kanë marrë pjesë në studimin kombëtar për simptomat e pagjumësisë ndërmjet viteve 1995-1997. Pas analizimit, ata kanë veçuar 2.368 persona, të cilët në 11 vitet e ardhshme kanë pësuar infarktin e parë të zemrës. Pasi kanë marrë parasysh faktorët, si mosha, gjinia, statusi martesor, shkalla e edukimit, shtypja e gjakut, kolesteroli, sëmundja e sheqerit, pesha trupore, ushtrimet fizike, zvogëlimi i punës, depresioni dhe ankthi- shkencëtarët kanë vërtetuar se rreziku më i madh ishte tek ata të cilët kanë probleme me gjumin. Duke i krahasuar grupet që nuk kanë pasur probleme me gjumin dhe grupet që janë ankuar për pagjumësi të përditshme, është ardhur në përfundim se rreziku ishte deri në 45 për qind më i lartë te ata që vuanin nga pagjumësia e rëndë.