Pajisja qe kap genjeshtrat

Pajisja qe kap genjeshtrat
Një kamera me sistem të sofistikuar mund të kapi gënjeshtrat duke vrojtuar fytyrën gjatë kohës që flasim. Sistemi i kompjuterizuar përdor një kamera të vetme me rezolucion të lartë me sensor termik për imazhin dhe me përcjellës aldoritëm. Sistemi është ndërtuar nga një ekip i universitetit të Bradfordit dhe Aberystëythit në bashkëpunim me Agjencinë Kufitare të Britanisë. Kjo është arritur pas disa vitesh kërkimesh se si mund të zbulojmë emocionet tona të pavetëdijshme gjatë të shprehurit dhe qarkullimin e gjakut në lëkurën tonë.

Pajisja e parë për kapjen e gënjeshtrave është ndërtuar në vitin 1921. Deri tani pajisja ka pasur sukses në teste vullnetare ndërsa nuk janë zhvilluar teste në jetën reale.

“Në jetën reale, në situata me stres të lartë, ne do kemi më shumë sukses”, thotë Hassan Ugail, profesor nga Universiteti i Bradfordit duke shprehur se pajisja do të kapë deri në 90% të rasteve kur njerëzit gënjejnë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama