Konsumimi i frutave mbron trurin nga plakja dhe zvogëlojnë rrezikun për të humbur kujtesën. Të tilla janë manaferrat. Luleshtrydhet dhe boronicat përbëjnë një sasi të madhe të komponimeve bimore të pelofenolit, i cili mbron trurin. Frutat në ngjyrë portokalli, të kuqe apo të kaltër, jo vetëm zvogëlojnë rrezikun nga humbja e kujtesës, por në të njëjtën kohë përmirësojnë funksionimin konjitiv të trurit. Në këtë konkluzion kanë arritur ekspertët, të cilët janë bazuar në studimet laboratorike që kanë zgjatur dy muaj.
Eksperti Shibu Pulose, i cili ka botuar një studim tek “Daily Telegraph”, thotë: “Lajmi i mirë është se komponimet natyrore që gjenden në këto fruta, si dhe në frutat me lëvozhgë të fortë posedojnë ndikim antioksidues, prandaj edhe mbrojnë trurin nga plakja”. Ai thekson se polifenoli që gjendet në manaferra, ndihmon qeliza të caktuara, që marrin pjesë në mbrojtjen e organizmit nga cistet helmuese, që janë përgjegjëse për plakjen, humbjen e kujtesës, si dhe mbrojtjen e shëndetit mendor.
Ndër citruset më të njohura mjaft të pasura me vitaminë E dhe minerale të ndryshme janë portokalli, limoni, mandarina. Portokalli dhe mandarina, të cilat janë edhe frutat e stinës, janë të ngjashme për sa i takon përmbajtjes së tyre. Lëvorja e portokallit është plot me antioksidantë të fuqishëm të quajtur superflavonidë, të cilat ndikojnë ndjeshëm në reduktimin e nivelit të kolesterolit. Sipas hulumtimeve të bëra në SHBA, antioksidantët që gjenden në lëvore janë 20 herë më të fuqishëm se ata në lëngun e shtrydhur të portokallit. Shtojeni lëvoren e prerë në rende në ëmbëlsira që të përforconi ushqimin dhe të fitoni një aromë të mirë. Më së miri është të hidhet e tërë lëvorja e portokallit në shtrydhëse frutash dhe të përfitohet gjithçka që fsheh kjo lëvore e pasur. Vetëm mos harroni ta lani mirë lëvoren para se ta fusni në shtrydhëse. Citruset (agrumet) janë familja e frutave që kontribuojnë për shëndet më të mirë, freskinë e trupit dhe bukurinë e tij në shkëlqim të plotë.
Lëngu i mandarinës ka kalcium, kalium, magnez, fosfor, hekur, zink, bakër si dhe disa antioksidues. 100 gramë mandarine përmbajnë 30 mg vitaminë C, 100 gramë portokall përmban 50 mg vitaminë C. Përveç vitaminës C, 100 gramë mandarina ka 160 mg kalium i cili luan rol në punën e mirë të zemrës, pastaj vitaminat e grupit B, minerale, kalcium, magnez, zink etj. Në përgjithësi, këto fruta kanë vlera të vogla energjetike. 100 gramë mandarina na japin vetëm 34 kilo kalori. Mandarina është e pasur me fibra të cilat e ndihmojnë procesin e tretjes. Materiet kimike më të rëndësishme të mandarinës janë flavonoidet dhe terrenet, si dhe ksantofili që i jep mandarinës ngjyrën e portokalltë. Ky frut në vete përmban betakarotine, të cilat gjatë shpërbërjes në organizimin e gjitarëve ndihmojnë në sintezën e vitaminës A e cila ndihmon për shikim (sy) si dhe lëkurë të butë.
Për më pak stres
Koktej nga lëngu i mandarinës. Lëngu i shtrydhur nga 100 gramë mandarina përmban 160 mg kalium, 18 mg kalcium, 8 mg magnez, 14 mg fosfor, pastaj hekur, zink, bakër si dhe materie fito-kimike antioksiduese. Nëse keni përjetuar javë stresuese, nuk jeni ushqyer në rregull apo keni probleme me tretje të ushqimit, një detoksifikim i organizmit me aromë të mandarinës do t’ju ndihmojë shumë. Ne ju propozojmë që gjatë fundjavës, që nga mëngjesi i së shtunës, së dielës dhe të hënën, të pini këtë koktej dhe do të jeni të gatshëm dhe dinamik për javën e re.
Një banjë me mandarina
Lëvorja e mandarinës, si dhe e portokallit dhe limonit, përmbajnë vajra eterikë. Ato mund të përdoren si shtesa për kulaçe, çaje madje edhe si shtesa për banjë mjekuese. Nëse dëshironi të relaksoheni në banjë mjekuese për lëkurë të freskët dhe të pastër, apo kundër pagjumësisë, vaji eterik nga lëvorja e mandarinës është jashtëzakonisht i mirë dhe vepron edhe si antiseptik. Banjën aromatike mjekuese e përgatitni duke i vendosur në ujë të ngrohtë lëvoret e thara dhe të njoma të mandarinës. Përndryshe në restaurante të ndryshme, lëvorja e mandarinës përdoret edhe si pjesë përbërëse e sallatave dhe gjellëve të ndryshme.