Pakistan vritet kengetarja kishte sfiduar talebanet

Pakistan, vritet kengetarja, kishte sfiduar talebanet
Një këngëtare e re pakistaneze, e cila kishte braktisur një zonë të kontrolluar nga talebanët për t’iu kushtuar karrierës muzikore, është vrarë bashkë me të atin, në një pazar të mbipopulluar në Peshawar, në veri-perëndim të Pakistanit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur nga dy persona, të cilët u janë afruar viktimave me një motor dhe më pas i kanë qëlluar nga afër gjashtë herë me armë zjarri. Ghazala Javed, 26-vjeçare, u bë e famshme në Swat, por iu desh të largohej për në Peshawar pas kërcënimeve të vazhdueshme nga grupe talebanësh.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama