Palin perse femrat e urrejne?

Palin, përse femrat e urrejnë?
Dhe, duke qenë se s‘ka fëmijë, nuk mund të thuash se kjo do ta kishte penguar nëse do të donte të ishte në politikë. Shumë prej femrave, me të cilat kam folur për Palin, të gjitha anëtare të certifikuara ose të elitës së medias ose thjesht të elitës, e marrin emërimin e saj personalisht.

Armiqësia e tyre nuk shpjegohet nga prirjet e saj politike; asnjëra prej tyre nuk e urren Condoleezza Rice, edhe pse ato nuk janë dakord me pjesën më të madhe të gjërave që ajo ka bërë. Për sa u përket politikave, ato nuk është se nuk pëlqejnë John McCain-in. Në mënyrë tipike, ato kanë "respekt" për McCain, por u duket shumë i vjetër apo shumë i çoroditur, ose thjesht e adhurojnë Obama-n. Është sikur Palin të ishte një vajzë e zakonshme në klasën apo shkollën e tyre, thënë me ndershëm në shkollë publike, e cila papritur fiton një çmim të madh. "Pse jo unë", është nënkuptimi, të cilin s‘e kam dëgjuar ndonjëherë nga meshkujt për politikanët meshkuj.

Shumë njerëz nga New York-u e urrejnë George Bush-in, për shembull, dhe thonë të njëjtat gjëra për mungesën e kapacitetit të tij intelektual dhe mungesën e kuriozitetit për botën e madhe. Por, ata nuk e shohin atë si një rival personal. Miket e mia, të cilat e urrejnë Palin-in, janë të gjitha më të qarta kur flasin dhe të arsimuara më mirë se ajo, kanë udhëtuar më shumë, janë mbase më të mençura dhe shumë më argëtuese. Por, arsyet se pse ato s‘e durojnë dot Palin-in janë të gabuara. Nuk është se Palin është një prej grupit të tyre "Ivy League", apo një intelektuale e formuar vetë siç është Rice. Nuk është as për shkak të arsyeve të rreme feministe, se ajo "është kundër lirisë së zgjedhjes" apo "ajo s‘i ka treguar vajzës së saj për parandalimin e shtatzënisë". (Megjithëse ka një element urrejtjeje për pjellorinë e saj dhe faktin se kjo gjë s‘e ka penguar ngjitjen e saj në karrierë.)

Nuk është se Palin ka marrë pasaportë vetëm para disa vitesh dhe nuk flet asnjë gjuhë të huaj. Jo, është për arsyen se Palin na bën të gjithave ne të dukemi dembelet që jemi në të vërtetë. Ne kemi pasur pjesën tonë të suksesit, por gjithashtu kemi kaluar shumë kohë duke kundërmuar trëndafilat. I jemi rikthyer shkollës për të marrë edhe një diplomë tjetër, kemi bërë punë vullnetare në vendet e varfra, jemi marrë me sportin apo hobin tonë të preferuar. Ne nuk kemi pasur fëmijë, nëse kemi, bëhet fjalë për një a dy dhe të gjitha kemi dado që i paguajmë për të na i rritur ata. Ne jo vetëm që kemi pasur pasaporta për dekada të tëra, por dhe kemi shënuar aty kilometrazhe të tëra.

 Ne kemi jetuar në vende të tjera, kemi kaluar muaj duke udhëtuar në Afrikë apo Indi, i kuptojmë njerëzit dhe vendet e tjera ashtu si Palin s‘do mundet kurrë dhe sërish, është ajo që zgjidhet zëvendëspresidente, jo njëra prej nesh. Nuk është aspak e vështirë të kuptohet pse. I dashuri i njërës prej shoqeve të mia të dhomës në Harvard është tani guvernator i Masacusets, një njeri as më shumë e as më pak i kualifikuar se studentët e tjerë të klasës sime. Pse ai dhe jo ne? Ashtu si në rastin e Palin-it, duhet që diçka ta duash shumë dhe të jesh i devotshëm në arritjen e qëllimit. Do të thotë të kalosh më shumë kohë në takime të bezdisshme, ku trajtohen tema të ndryshme të shkollës. Do të thotë të kalosh më shumë kohë në qytetet e vogla, ku askush nga ata që njihni s‘ka një shtëpi në fshat dhe s‘do të ketë kurrë.

Dhe, përveç arritjeve më të larta, politika nuk ofron shumë në mënyrën e joshjes apo famës. Unë nuk njoh emrin e asnjërit prej atyre që po kandidojnë për në Kongres. Njerëzit që bëhen shkrimtarë, intelektualë dhe artistë kanë tendencën të mos e duan pushtetin aq shumë sa ta ndjekin pas në mënyrë të fiksuar, çka është ajo që na bën më interesantë dhe argëtues. Suksesi në nivelin e Palin në politikë apo biznes ka nevojë dhe për vetëbesim të madh, të cilin e kanë zakonisht shumë pak burra. Shumë njerëz me këtë cilësi janë të mërzitshëm. Mbase sepse nuk janë shumë të kënaqur me veten. Por, nuk është surprizë fakti që një kandidate për zëvendëspresidente duhet të jetë një prej tyre. Leksionet e Sarah Palin për femrat e privilegjuara thonë që duhet punuar fort. Dhe, mbase kjo është pika më e ashpër në gjithë këtë.


Gazeta: Shqip

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama