Paloka Qeveria tendera me fitues te paracaktuar

Edi-Pakola-25-tetor-2015TIRANË, 25 Tetor/ATSH/.- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tërhoqi sërish vëmendjen për zhvillimin e tenderave me fitues të paracaktuar.

Përmes një deklarate për shtyp, Paloka u shpreh se "edhe pse Edi Rama ka bllokuar ndërtimin në gjithë vendin, dy ndërtues po bëjnë miliarda me paratë e shqiptarëve" dhe këta sipas Palokës, "janë pikërisht ndërtuesit e tij personal".

"I pari, Carapuli që ngriti sarajet e Ramës në Surrel, merr 5 miliardë lekë nga OSHEE, në një tender të fryrë dhe me fitues të paracaktuar. Ndërtuesi tjetër personal i Ramës, ai i vilës së tij në Dardhë, Papuli, merr miliona euro për Jaguarët luksozë që i duhen qeverisë, do marrë miliona euro për shërbimet që do u bëjë, dhe në fund, pas kontratës, makinat janë sërish pronë e tij", tha Paloka, ndërsa e cilësoi këtë si një zhvatje të parasë nga arka e shtetit./m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama