Paloka Rama flet per suksese imagjinare

Edi Paloka 7 nentorTIRANE, 7 Nëntor/ATSH/- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka denoncoi sot shpërdorimin e parave nga qeveria shqiptare për lidhjen satelitore të aktivitetit të sotëm në qytetin e Korçës.

Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se "mijëra euro u shpërdoruan edhe sot nga taksat e shqiptarëve për të blerë frekuencat satelitore që të dilte live Edi Rama".

Paloka shtoi se Rama flet për suksese imagjinare, që nuk ia beson askush edhe në atë sallë, përtej rreshtit të parë e të dytë të hajdutëve.

"Është koha të bashkohemi, të majtë e të djathtë, të rinj e të reja e të ndalim këtë klikë hajdutësh. Ta pastrojmë Shqipërinë nga mjerimi, krimi dhe korrupsioni që ka shkaktuar Edi Rama me 40 hajdutët e tij", tha ai. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama