Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka i ka rezervuar një përgjigje në mungesë kryeministrit Rama dhe asaj që ai e ka cilësuar përfoje dhe tallje me gratë e veçanërisht me ato demokrate, ose të demokratëve.
Duke folur në seancën e sotme plenare, Paloka ka këshilluar Ramën të mos i përmendë më nëpër takimet që bën për fushatën elektorale.
“Ia kisha edhe dy fjalë kryeministrit, që doja t’ia thosha edhe në sy, por nuk qenka. Gruan e vet ta çojë ku të dojë, te Veliaj, te Gjushi apo ku të dojë, po me gratë e demokratëve të mos merret se do ketë probleme”- tha Paloka.
Thuajse në çdo takim në kuadër të prezantimit të kandidatëve, Rama nuk harron t’u bëjë apel grave të ndihmojnë burrat të hedhin votën në drejtimin e duhur, duke etiketuar me fjale ofenduese dhe zhvlerësuese kandidatët e djathtë, si humbameno, që si duhen as dreqit e me radhë…