Paloka Te hapet rruga per nje hetim nderkombetar per CEZ

Kryetari i grupit parlamentar te PD-se Edi Paloka Foto Agim DobiTIRANË, 15 Tetor /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka kërkuar sot në parlament që t'i hapet rrugë një hetimi nderkombëtar për çështjen e CEZ dhe se projekt-ligji i sjellë nga opozita e zgjidh këtë problem.

Paloka jashtë rendit të ditës ka kërkuar hapjen e rrugës së hetimit ndërkombëtar të çështjes CEZ, duke u shprehur se "ne kemi kërkuar që në seancën tjetër që çështja e CEZ të futet me procedurë të përshpejtuar në kalendar dhe kjo nuk u pranua me pretendime absurde dhe aspak reale dhe na u tha se ky projekt-ligj do të kalojë me procedurat e rregullta dhe ne u detyruam të pranojmë projekt-ligjin me procedurë të rregull, që presupozon se i duhet të hyjë në program dhe dy javë më pas duhet të hyjë në kalendar, që në fakt nuk është realizuar".

"Ky projekt-ligj duhet të hynte në kalendar, por maxhoranca nuk lejon kalimin e tij me shpresën se do mbyllet dhe kjo çështje si shumë të tjera, por nuk e kuptojnë se kjo çështje është e madhe, por do të bëhet më e madhe me kalimin e kohës dhe nuk mund ta mbulojnë dot më", tha Ploka.

Ai theksoi se "dje një institucion mjaft i rëndësishem, siç është KLSH, bëri dhe denoncimin ndaj ministrit Gjiknuri, por me pas erdhi deklarata qesharake e tij, duke theksuar se e ka fajin Berisha dhe opozita për 500 milionë euro, akuzuar nga KLSH. Ne kemi deklaruar haptazi si grup parlamentar dhe qartazi që hetimi të jetë i plotë dhe gjithëpërfshirës që nga A tek ZH-ja. Nuk po kërkojmë komision hetimor në parlament, po kërkojmë t'i hapet rrugë një hetimi ndërkombëtar, për arsyet e vetme se çështja është e madhe dhe së dyti, kjo drejtësi nuk garanton besim dhe ne kërkojmë hetim ndërkombëtar dhe projekt-ligji që kemi sjellë në parlament e zgjidh këtë problem". /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama