Ndërsa vijon kërkimi për 2 autorët që vranë 12 persona, 10 punonjës të revistës satirike ‘Charlie Hebdo’ dhe 2 policë, janë publikuar edhe fotot e para nga brenda redaksisë ku ndodhi ngjarja. Në njërën prej tyre dallohet akoma gjaku i derdhur nga gazetarët të cilët u ekzekutuan pamëshirë nga vëllezërit Cherif dhe Said Kouachi. Ndërkohë që edhe kulla e njohur në Paris “Eiffel” i është bashkangjitur zisë në nder të viktimave që humbën jetën në aktit terrorist të ditës së djeshme.