Ish-lojtari i Njukasëllit dhe Çelsit, Demba Ba, ka pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kampionatin kinez të futbollit ku tashmë luan për Shangai Shenhua.
Sulmuesi 31 vjeçar senegalez, ndrydhi shumë keq këmbën e tij gjatë ndeshjes së Superligës kineze duke e thyer atë siç tregohet në këto pamje shumë të rënda.
Futbollisti e kishte filluar shumë mirë sezonin, me 14 gola në 18 ndeshje të luajtura, por tashmë është e qartë që pas dëmtimit, ky sezon, e ndoshta edhe karriera e tij, kanë marrë fund.