Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka braktisur në mënyrë demonstrative mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme.
Ai nuk ka mundur ta duroj Murat Mehen, kryetarin i Komisionit për përcaktimin e pikës kufitare me Malin e Zi, teksa raportonte për demarkacionin me shtetin fqinjë.
Para se të tensionohej, Haradinaj disa herë ka kërkuar nga kryetari i komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj që t’ia ndërpriste fjalimin e Mehës me arsyetim se nuk është preciz dhe i qartë.
“Rrenc” dhe “tradhtarë”, e ka quajtur ai Mehën, duke i përplasur edhe një hartë që ai kishte me vete në fytyrë. Të korruptuar dhe të padijshëm i ka quajtur lideri i AAK-së, anëtarët e komisionit.
Pasi Haradinaj lëshoi sallën Meha vazhdoi me raportim. Ai ka thënë se Kosova me dëshmitë që ka nuk ka humbur as edhe një centimetër.
Në vazhdim mund të ndiqni të plotë reagimin e Haradinajt.