Panairi i Librit Dena Grillo sjell poemen e gruas se vetedijshme

Panairi i Librit, Dena Grillo sjell poemen e gruas se vetedijshme
Poetja Dena Grillo ka sjellë në edicionin e sivjetshëm të Panairit të Librit në tiranë poemën “I dashur David”. Ky botim shënon një nivel të ri të ravgimit psikologjik në letërsinë e prodhuar nga shkrimtaret femra në Shqipëri, ndërsa ndërton një kozmogoni simbolike tejet të arrirë në shpërfaqjen e procesit të vetënjohjes si përpjekje universale e letërsisë dhe artit.

Botimi i pestë në poezi i Grillos u vlerësua shumë nga të pranishmit në ceremoninë e prezantimit. Redaktorët e librit Nora Malaj dhe Alban Bala vunë në pah prirjet e rëndësishme që realizon Poema e Dena Grillos në kornizën e fuqisë së jashtëzakonshme shprehëse të veprës, aftësisë së autores për të ndërtuar një filtër kritik social mbi botën duke u nisur nga një fill premisash emotive personale, realitetin rebel që teksti vizualizon përmes simbolesh të njohura dhe të ricikluara kuptimësisht në një përftim të ri etik dhe estetik, etj.

Stilistikisht sipas redaktorëve të librit, “I dashur David” prodhon një metrike te re të kohës njerëzore që zhvillohet nëte tre rrafshet e saj tradicionale brënda një të tashmeje të pakapërcyeshme, permanente.
Humanizmi i thellë, përjetimi i papërsëritshëm, sensualiteti i fortë dhe cerebraliteti simbolik përbëjnë sipas studiuesit Andon Andoni tipare të spikatura të kësaj vepre.

Duke falenderuar të pranishmit e shumtë në ceremoni, autorja Dena Grillo tha se procesi dy vjecar i shkrimit të poemës e kishte ndihmuar së tepërmi për të njohur veten në plotësinë e saj, brenda asaj që mungon thelbësisht tek cdo njeri – por jo si vetëdije. Inida Gjata, (e njohur si Zhaku) aktore dhe figurë e njohur e ekranit, recitoi me shumë art për të pranishmit në event vargje nga poema ” I dashur David” – të cilët u duartrokitën gjatë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama