Një ndër të ftuarit e këtij edicioni do të jetë poeti italian, njëkohësisht gazetar në Corriere della Sera, Sebastiano Grasso, i cili vjen për herë të parë i përkthyer për lexuesit shqiptar nga shtëpia botuese "EUGEN".Edhe këtë vit nuk do të mungojnë në Panairin e Librit botuesit nga Kosova, të cilët shënojnë në këtë edicion numrin më të madh të pjesëmarrjes, 14 shtëpi botuese. Tituj të rinj botimesh do të prezantohen edhe nga Maqedonia, Instituti Italian i Kulturës dhe rrjeti i botuesve dhe përkthyesve "Traduçi". Sipas Petrit Ymerit në edicionin e 14-të të panairit, libri shkollor do të zërë më pak vënd se vitin e kaluar.
Në Panairin e Librit, disa prej shtëpive botuese ofrojnë libra me çmime të lira, një politikë kjo, që sipas kryetarit të SHBSH-së, Ymeri, është zgjedhje individuale e shtëpive botuese.Ashtu si dhe në edicionet e tjera, edhe përfundim të këtij edicioni, do të ndahen çmime si çmimi "Libri më i mirë”, "Përkthimi më i mirë", "Libri më i mirë për fëmijë", "Libri më i mirë studimor", "Stenda më e mirë grafike", një çmim ky i fundit që do të jepet nga gazetarët.Panairit i Librit "Tirana 2011" do të qëndrojë i hapur për publikun nga data 9 deri në 13 tetor, në orën 09:00-21:00, ku veç të tjerash lexuesit do të kenë mundësi të takojnë pranë stendave të shtëpive botuese edhe autorë të ndryshëm.