Të mërkurën nis në Prishtinë Panairi i parë i Verës, ku 30 biznese vendase do të promovojnë produktet e tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Panairi i Verës, i cili është i organizuar nga Asociacioni për Zhvillim Rajonal, me mbështetjen financiare nga zyra e Bashkimit Evropian, ka për qëllim ekspozimin dhe debutimin e të gjitha produkteve vendase.
Sipas menaxheres së këtij projekti, Arzana Mulolli Ajeti, një tjetër qëllim i tyre është që të inkuadrojnë në këtë panair edhe gratë sipërmarrëse.
Mulolli Ajeti ka bërë të ditur se, interesimi për pjesëmarrje në këtë panair nga ana e sipërmarrësve vendas ka qenë i lartë.
Panairi i Verës po organizohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe organizatën joqeveritare “Gratë për gratë”.