“Presidenti Obama është vrarë. Ky është një 4 korrik i trishtuar për Shtetet e Bashkuara”. Ka mjaftuar një mesazh në Tweeter, i lëshuar nga rrjeti amerikan Fox News për të përhapur panik. Në fakt, kjo situatë zgjati shumë pak, pasi shumë shpejt u kuptua se faqja e Fox News në Tweeter ishte bërë viktimë e hakerëve. Akuza janë hedhur mbi të ashtuquajturën lëvizja Anonymus, por më pas nuk ka pasur asnjë hakmarrje.