Papa Shqiperia vend shembull i bashkejeteses fetare

Papa: Shqiperia, vend shembull i bashkejeteses fetare

Ndërsa vëmendja e gjithë botes është përqendruar ne ngjarjet tragjike ne France, Papa Françesku rikujtoi edhe njëherë rëndësinë e bashkëjetesës fetare për paqen. Në takimin me trupin diplomatik të akredituar pranë selisë se shenjtë në Vatikan, Papa Bergoljo përmendi Shqipërinë si nje vend për t’u marrë shembull për bashkëjetesën paqësore dhe klimën e respektit dhe besimit reciprok mes katolikëve, ortodoksëve dhe myslimaneve, pavarësisht vuajtjeve te se kaluarës. Ati i Shenjtë iu referua vizitës historike që zhvilloi në Tiranë 21 shtatorin e kaluar.

Papa u ndal edhe tek ngjarjet e ditëve të fundit në Francë, ku theksoi se masakra e ndodhur në Paris ishte frut i një kulture që e refuzon tjetrin, shkëput lidhjet më intime dhe më të vërteta, duke shpërbërë shoqërinë e duke gjeneruar dhunë dhe vdekje. Sipas Vizion Plu, një apel shkoi për liderët botërorë, veçanërisht ata myslimanë, që të dënojnë çdo lloj fondamentalizmi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama